Pas reshjeve të dendura që pushtuan ditën e djeshme pothuajse një pjesë të madhe të territorit në vendin tonë, kanë filluar dhe problemet e para me përmbytjet.
Në qytetin e Vlorës, megjithëse uji është ende larg banesave, banorët shprehen se ndihen të rrezikuar, pasi prurjet e lumit Vjosë, vijojnë të rriten për shkak të reshjeve në zonën jug-lindore të vendit.
Ndërkohë që sipas prononcimit të prefektit të Qarkut, nuk ka rrezik, pasi sipas tij situata është nën kontroll.
Ndërkohë nga terreni gazetarja e Fax News, duke ju referuar edhe përmbytjeve që kanë ndodhur më para në këtë zonë, raporton se në nivelin 6.8 metra, lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati dhe të përmbyt zonën.
(M.Q/Faxweb.al)