Teksa Vlora është në flakë prej gati dy javësh, ka mbërritur më në fund ndërhyrja nga ajri, që do të vijë në ndihmë për të shuar zjarret në Karaburun.
Siç shihet dhe nga pamjet, helikopteri me ujë ka ndërhyrë sot në Karaburun, pas ditëve të tëra të zjarrfikësve në terren, që nuk kanë mundur të shuajnë të gjitha vatrat, për shkak të mungesës së mjeteve.
Zona e Karaburunit ka qenë dhe më delikatja, për shkak të terrenit të vështirë për të ndërhyrë, dhe për shuarjen e zjarreve kanë punuar kryesisht punonjësit e zonave të mbrojtura.
Vetëm dje ata kërkuan ndërhyrjen e zjarrfikësve, pasi po rrezikohej fshati Dukat Fushë.
Vatra zjarri ka po ashtu në fshatin Kaninë të Vlorës, ndërkohë që më herët ka pasur zjarrvënie dhe në Ksamil apo në zonën e parkut Kombëtar të Llogarasë.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post