12:25 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Vodhi dy celularë, arrestohet ‘skifteri’ i kryeqytetit. Pamjet e kamerave të sigurisë

09:16 | 19/07/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Vodhi dy celularë, arrestohet ‘skifteri’ i kryeqytetit. Pamjet e kamerave të sigurisë

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të një dyqani ku duket një i ri duke vjedhur telefona celularë. A.A, 36 vjeç banues në Tiranë ka arritur të vjedhë dy telefona me vlerë 70 mijë lekë. Ai është arrestuar nga policia pas denoncimit të pronarit të dyqanit.

Njoftimi i Policisë;

Komisariati i Policisë Nr.2, Tiranë

Vijon puna për zbardhjen, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një person, i cili u identifikua nëpërmjet pamjeve filmike, pasi kishte vjedhur dy telefona me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh.

Kapet dhe ndalohet edhe një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas analizmit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marrra në rrugë operative mbi vendodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja. Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë e mundur edhe kapja e personit në kërkim E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi E.G. ishte shpallur përson në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprën penale “Dhuna ne familje”, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Pas

Thuajini stop migrenës, kjo është përzierja që do bëjë mrekulli në trupin tuaj

Para

Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Prokurorisë, pavarësisht disa ”çalimeve”

Para
Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Prokurorisë, pavarësisht disa ”çalimeve”

Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Prokurorisë, pavarësisht disa ''çalimeve"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste të shpërndara në vende të ndryshme ku mësohet gjuha shqipe

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku lëvizte një 35-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezër

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

Ish-shefat e sigurisë së Izraelit thirrje presidentit amerikan: Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës në Gazë!

Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit

PAMJET e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.