Kryetarja e rajonit të Madridit në Spanjë ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për vjedhje supermarketi, por edhe akuzës se kishte falsifikuar diplomën e masterit.
Cristina Cifuentes e dënoi si një sulm personal publikimin e një videoje të vitit 2011, që shfaqte atë teksa i dorëzonte disa sende të vjedhura në supermarket, një rojeje sigurie. Pretendohet se ajo kishte marrë pa paguar dy kuti me krem anti-plakje me vlerë 40 € (£ 35; $ 50).
Zonja Cifuentes, 53 vjeçe, hodhi poshtë javën e kaluar masterin e saj kur doli që dy nënshkrime në dokument ishin të falsifikuara.
Një figurë e shquar në qendrën e djathtë në Spanjë, zonja Cifuentes ishte tashmë nën presionin e kundërshtarëve politikë për të dhënë dorëheqjen për shkak të çështjes së diplomës, shkruan BBC.
Ajo tha gjatë një konference për shtyp të së mërkurës se, kishte planifikuar të dorëhiqej javën e ardhshme, por kishte vendosur ta bënte më herët në përgjigje të akuzave ndaj saj.
Dorëheqja e saj është një goditje e rëndë për kryeministrin Mariano Rajoy, partia e të cilit është ndeshur me një seri skandalesh korrupsioni. Duke u dorëhequr, ajo shmangu një mocion mosbesimi, që sipas saj do ta shtinte Madridin nën kontrollin e të majtëve socialistë dhe partisë “Podemos”.
Rajoy tha se presidentja e qeverisë rajonale të Madridit ka bërë gjënë e duhur me dorëheqjen.
Videoja e Cifuentes u publikua nga faqja e internetit “OK Diario” këtë të mërkurë. Në kohën kur ndodhi vjedhja, ajo ishte numri dy i Asamblesë parlamentare të kryeqytetit. Megjithatë, më vonë ajo konfirmoi vërtetësinë e asaj videoje. Rajoni i Madridit ka një popullsi prej rreth 6.5 mln banorësh.
#EXCLUSIVA de OKDIARIO ?| “Por favor, ¡acompáñeme!”, le espetó el vigilante mientras Cifuentes negaba el hurto https://t.co/y9oS9e44FT pic.twitter.com/ub8GEdjY3L
— OKDIARIO (@okdiario) April 25, 2018
(B.H/Faxweb)