19:58 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Vrasja e biznesmenit vlonjat, qindra makina pjesë e kortezhit, çfarë thonë punëtorët e tij

11:04 | 11/05/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Shteti’ dhe ‘krimi’ në një makinë, çfarë iu gjet në mjet biznesmenit vlonjat që u ekzekutua në atentatin e djeshëm, shoqërohej nga një polic

Është përcjellë sot për në banesën e fundit biznesmeni vlonjat Bledar Birçaj, i cili u ekzekutua mesditën e djeshme në Vlorë, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij BMW, i shoqëruar nga një punonjës i policisë së Vlorës, i cili u shpëtoi për mrekulli plumbave që u lëshuan nga dy kallashnikovë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme të siguruar nga Fax News, qindra makina kanë marrë pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit të Birçajt, i cili kishte një lokal në zonën e Lungomares.

Të pyetur jashtë kamerave, punonjësit në bizneset e Birrcajt shprehen se ai i respektonte dhe iu gjendej pranë sa herë që ata kishin nevoja, qoftë familjare dhe qoftë ekonomike, ndërkohë që janë shokuar nga vrasja.

Birçaj u ekzekutua dhe në një pritë të mirëorganizuar, ndërkohë që pamjet e vrasjes së tij janë të denja për skenar filmash. Edhe pse kanë kaluar pothuajse 24 orë nga vrasja ende nuk ka asnjë person të ndaluar, ndërkohë që pista kryesore është ajo e aktivitetit që ka pasur jashtë shtetit 40-vjeçari, konkretisht në Spanjë.

Personi që e shoqëronte Birçajn, punonjës policie është shprehur para hetuesve se vrasësit i kishin gjetur të papërgatitur, dhe ai ia kishte mbathur sapo kishte parë praninë e tyre. (LEXO EDHE KËTU) 

Ngjarja, pistat dhe hetimet e deritanishme të Policisë

Nuk ka ende asnjë të ndaluar apo të shoqëruar si autor të dyshuar për atentatin e mesditës së djeshme në Vlorë. Ndërkohë, në polici për tu pyetur lidhur me ngjarjen janë shoqëruar mbi 20 persona. Të shoqëruarit ishin  dëshmitarë, apo persona të afërt të viktimës. Ata janë pyetur për të mësuar rreth konflikteve  që 40-vjeçari mund të ketë.

Dëshmitë tashmë janë marrë e administruar në procesverbal me shpresën për të gjrndur indicie që mund te çojnë në zbardhjen, indentifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit ndaj Bledar Briçajt.   Gjithashtu për identifikimin e autorëve hetuesit shpresat më të mëdha i kanë ke kamerat e sigurisë.

Sipas burimeve mësohet se janë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, ku përvec vendit ku u ekzekutua Briçaj, hetuesit kanë sekuestruar edhe disa kamerave biznesesh, të rrugës nga ku u larguan autorët.

Kjo me qëllim për të gjetur edhe gjurmë të personave që mund t’i kenë ndihmuar, pasi hetuesit dyshojnë se përvec dy autorëve që qëlluan drejt mjetit me të cilin udhëtonte viktima dhe shoferit që i largoi pas krimit, janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët i kanë informuar për lëvizjet e 40-vjeçarit.

Ndërkohë burime bga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku po punohet dhe ku janë përqëndruar hetimet për atentatin djeshëm, është ajo e përplasjes mes grupeve kriminale në qytetin bregdetar.

Hetuesit kanë dyshime se atentatu ndaj 40-vjeçari Breçaj mund të jetë vijim i përplasjeve mes grupeve rivale  jashtë vendit, kryesisht për konflikte të lindura në Spanjë e Belgjikë. Birçaj sipas policisë kishte vetëm tre javë që ishte kthyer nga Spanja, ku atje dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Bledar Birçaj u ekzekutua mesditën e së hënës në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në qytetin e Vlorës. 40 vjeçari po udhëtonte me një makinë tip “BMW” dhe është qëlluar  me breshëri, nga dy  kallashnikov të ndryshëm nga një distancë shumë e afërt. Një person i dytë që ka qenë në makinë me viktimën, ia ka dalë t’u shpëtojë mbrekullisht plumbave.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: bledar bircajbledar bircaj 10 maj
Pas

Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, “BMW X6”, “Audi Q7” dhe 4 makina të tjera bëhen ‘sanduiç’ me njëra tjetrën

Para

Lulzim Basha nis turin nëpër në Shqipëri nga Durrësi: Të vazhdojmë betejën që Rama, Ndraxhi, Çyrbja, Doshët dhe Rakipët kujtuan se mbyllën

Para
Lulzim Basha nis turin nëpër në Shqipëri nga Durrësi: Të vazhdojmë betejën që Rama, Ndraxhi, Çyrbja, Doshët dhe Rakipët kujtuan se mbyllën

Lulzim Basha nis turin nëpër në Shqipëri nga Durrësi: Të vazhdojmë betejën që Rama, Ndraxhi, Çyrbja, Doshët dhe Rakipët kujtuan se mbyllën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Autostrada italiane në zjarr pas përplasjes së aeroplanit të vogël, të paktën dy të vdekur

Sheinbaum: Rreth 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

Intervista në Al Jazeera/ Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

Në Gaza po vret edhe uria masive, 10 të vdekur në një ditë

“Bllokohet” Granit Xhaka, e ardhmja e mesfushorit shqiptar merr tjetër drejtim

Pritej si përforcimi i madh i Dinamos, Klaus Gjasula nis fazën përgatitore për sezonin e ri

Ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri shtetasi shqiptar i kërkuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

I nxehti përvëlues në Europë, 480 vdekje më shumë nga vapa se zakonisht gjatë sezonit të verës

SPAK i komunikoi akuzën, reagojnë avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, deri më sot prokuroria pa asnjë provë

Menaxhimi i plazheve, Rama publikon fotot: Çdo ditë në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.