Vëllai i Kreshnik Beqirajt, 36 vjeçarit, një pjesë e eshtrave të të cilit u gjetën në një kanal pranë fshatit Daullas në Fier është vënë në kërkim të kokës së vëllait të tij. Kjo pjesë e trupit mungon në eshtrat e gjetura nga policia në kanalet e kësaj zone.
Donjeti e disa shokë të tij kanë filluar kërkimet në terren për gjetjen e kokës, e cila mendohet se është hedhur nga autori i kësaj ngjarje Albert Zekaj në këtë zonë. Pak kohë më parë u gjetën eshtrat e copetuara ndërsa pas kërkimeve nuk është gjetur koka e 36 vjeçarit.
Krimi makabër u zbulua nga vete Zekaj në deshmitë e tij i cili tregoi për grupin hetimor që pas vrasjes së Kreshnikut trupin e tij e mbajti për disa ditë në shtëpi e më pasi e coptoi dhe e hodhi në kanal.
https://www.youtube.com/watch?v=dWAHo9GObL4&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=JCcOpu3f5d0&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)