Pritet të dalë para gjykatës Fier, Elton Metaj autori i vrasjes së 23 vjecares Sabrina Bengaj. Metaj i cili ishte liruar nga burgu vetëm pak ditë më parë, qëlloi mbi ish-bashkëshorten e tij me 7 plumba dhe plumbi i marrë në mushkëri i dha goditjen fatale duke i marrë jetën në vend, në banesën e prindërve të saj ,ne tavolinën e bukës.
Sot e gjithë gjykata Fier është rrethuar me forca të shumta të policisë pas deklaratave ditën e djeshme të të dyja familjeve nëpër media. Ndërkohë mësohet se gjyqtar i seancës do të jetë Olked Lice, ndërsa prokurore Eglentina Shehu.