Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e minishengenit. Prej disa minutash, bashkë me kryeministrin Edi Rama ata po zhvillojnë një takim informal në hotel “Rogner”.
Pasi të përfundojë ky takim, ata do të marrin pjesë në një aktivitet kushtuar tërmetit të 26 Nëntorit në Parkun Olimpik. Punonjës të policisë kanë rrethuar zonën, ndërsa gazetarët nuk lejohen të kalojnë permitrin e sigurisë. Paralelisht me takimin Rama-Zaev-Vuçiç, Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë po zhvillon një protestë për të kundërshtuar minishengenin. Për “FaxNews”, foli Enis Sulstarova, i cili deklaroi se protesta është edhe kundër Aleksandar Vuçiç.
“Kjo protestë nënkupton refuzim ndaj minishengenit. Ne po protesojmë për herë të dytë kundër Vuçiç që është përfaësues i shtetit që nuk njehj Kosovë, nuk njeh masakrat që ka bërë Serbia në Kosovë. Ne e kemi shpallur protestë simbolike. Janë mbledhur të gjithë shqiptarët”, tha Sulstarova.
Në duar protestuesit mbajnë pankarta me mbishkrime “Mbi 20 mlnd euro borxh dëmshpërblime lufte”. “Afroju popullit, jo Vuçiçit”, ndërsa në kor thërrisnin “Turp, turp, turp”. Takimi i minishengenit ishte planifikuar të mbahej në Durrës, por pas tërmetit u vendos të zhvillohej në Tiranë.