Ditën e sotme një grup studentësh po protesojnë para Ministrisë së Arsimit. Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre ku ndër të tjera rikërkohet rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, rritja e peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë, si dhe autonomi të fakulteteve.
Studentët hodhën tymuese dhe gurë ndaj godinës së ministrisë duke thyer edhe xhamat e institucionit, në ndryshim nga protestat e dhjetorit që kanë qenë tërësisht paqësore. Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë edhe Lory.E.Amy, profesoreshë e Studimeve Kulturore në Universitetin Georgia Southern në SHBA.
Profesoresha iu ka kërkuar studentëve t’i japin fund protestës së dhunshme, pasi sipas saj kjo nuk është forma e duhur për të protestuar për arsimin.
Ashtu siç shihet në video, ajo duket mjaft e revoltuar ndaj studentëve dhe nuk ka kursyer as ofendimet ndaj tyre, ndërkohë që një pjesë e të rinjve dëgjohen duke thënë: Çfarë është kjo mor?