Një 28-vjeçar dhe një burrë rreth moshës 50-vjeç janë qëlluar mbëmjen e sotme në Vlorë, në rrugën Transballkanike, ndërsa kanë folur edhe dëshmitrarë se si ka ndodhur ngjarja.
Njëri prej tyre tha se personat që kanë qëlluar kanë qenë brenda një mjeti ndërsa ndërsa tregon emrat e tëe plagosurve, xhaxha e nip, përkatësisht Roland Cepaj dhe Niko Capaj.
“Dëgjova breshërinë, ka qëlluar me kallashnikov, e pashë që atje, brenda makinës qëlloi, ndërsa dy të plagosurit po dilnin nga lokali. Niku kishte 3-4 ditë që kishte dalë nga burgu, Rolandi ishte 28-vjeç”, tha dëshmitari.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali ku edhe ka pasur dëshmitarë të shumtë ndërsa i riu ka marrë një plumb në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa për të plagosurin tjetër nuk ka shumë detaje.
Ende nuk ka të dhëna rreth autorit/rëve apo rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që do të çojnë në zbardhjen e ngjarjes ndërsa janë ngritur edhe postblloqe të shumta në hyrje-daljen e qytetit, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)