Ambasdadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e presidencës, ku zhvilloi një takim me kreun e shtetit Ilir Meta ndërsa deri më tani asnjë nga zyrat e komunikimit me mediat, nuk kanë dhënë detaje lidhur me arsyet e këtij takimi.
Vetëm disa minuta më parë ka reaguar ambasadorja Kim e cila ka zbardhur takimin e Metën dhe kryeministrin Edi Rama të cilërt i ka përgëzuar për qëndrimet e unifikuara ndaj koronavirusit.
“Sot bisedova me presidenti Meta dhe kryeministrin Rama për të shprehur vlerësimin për udhëheqësinë e tyre të unifikuar dhe në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu edhe mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta por absolutisht të nevojshme. Ashtu siç kanë thënë Presidenti Trump dhe kryeministri Rama, kjo është një luftë, dhe për të fituar një luftë, duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën në vijën e zjarrit. Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj le ta bëjmë këtë. Të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë të disiplinuar, dhe ta fitiojmë këtë luftë. Faleminderit shumë dhe rrini në shtëpi”, tha Kim përmes një video-mesazhi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post