Në një intervistë për Fax News, studiuesi Stavri Trako ka folur me ngazëllim për zbulimin e gurit të pretenduar nga studiuesit se shkrimet dhe simbolet e gdhendura në të kanë i përkasin periudhës prehistorike.
Stavro tha se ky gur, ka të bëjë me kulturën botërore por që iu përket Ilirëve, dhe shtoi se duhet në mënyrë urgjente t’i krijohen kushtet pasi momentalisht ndodhet në ambientet e jashtme të Muzeut Kombëtar.
“Jemi përpara një të vërtete të madhe. Ky është një nga faktet më të lavdishme të kulturës sonë. Shyqyr që u gjet për të sjellë një dëshmi që nuk është gjë tjetër veçse një gur kilomentrik në historinë tonë. Ajo tregon vendosjen për herë të dytë të Ilirëve aty. Janë të periudhës para kulturës Doriane, asaj që krijoi kulturën dhe gjuhën europiane, pra 4000 vite më parë. Kjo është një mrekulli e Zotit. Nëse do të bëhet edhe një vendosje e duhur në kushte të përshtatshme, do të shikojmë masa të mëdha tursitësh që do ta vizitojnë. Kanë ulëritur të gjithë studiuesit: Ku i kemi vlerat e Ilirisë, ja ku janë vlerat e Ilirisë. Ky është një dedikim që i kushtohet Zeusit (perëndisë qiellore), dhe është i gdhendur në gur ky emër. Po të ishte i ekspozuar nga dielli dhe shiu, do të dekompozohej. Ai ka nevojë për kushte të brendshme me xham të tejdukshëm. Kjo i takon historisë botërore tashmë, por që i përket historisë Ilire”, tha Trako për Fax News.
Ndërkohë lidhur me këtë zbulim të bërë nga banorët studiuesit vendas në Fan të Mirditës, banorët e kanë kundërshtuar zhvendosjen e këtij guri nga zona dhe kanë kërkuar krijimin e kushteve për ruajtjen e tij nga dekompozimi aty ku është gjetur. Ata kanë argumentuar se diçka e tillë do të ndikonte për zhvillimin e turizmit në këtë zonë e cila duhet thënë se ka një larmishmëri veçorishë atraktive duke filluar nga munumentet dhe resurset historike, toponomia, resurset natyrore, ritet dhe tradita, etj.
Qëndrimit të banorëve i është bashkuar edhe kreu i dioqezës së Rrëshenit, dom Gjergj Meta ,por që ministria e Kulturës ka kërkuar bashkëpunimin e tyre duke dërguar ditën e Premte një “Saurrelë” e cila e ka zhvendosur objektin historik në fjalë, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1360489594106474/
(F.GJ/FAXWEB.AL)