Ditën e sotme një grua që dyshohet të ketë qenë punonjëse e infiltruar e policisë ka shkaktuar përplasje në protestën e opozitës.
Që prej mëngjesit ajo ka shkaktuar disa incidente në protestë, ndërsa konfliktin më të fundit e ka provokuar në zonën e Piramidës.
Fillimisht protestuesit kanë goditur një burrë të moshës së mesme, duke e cilësuar si spiun. Menjëherë më pas disa protestues i janë drejtuar një gruaje po të kësaj moshe të cilës i kanë kërkuar të largohet, ndërsa ka pasur dhe tentime për konfrontim fizik.
Pasi ka hasur në rezistencë nga ana e qytetarëve, ajo është detyruar që të largohet nga turma nga një makinë policie.
Në protestat e mëhershme PD-ja ka denoncuar me foto dhjetra policë që janë angazhuar si civilë, dhe kanë shkaktuar rrëmujë në radhët e mvështetësve të opozitës.
Ndërkohë që disa minuta para orës 13:00, protesta është mbullur me një fjalim në selinë blu të Edi Palokës, në mungesë të kryedemokratit Basha.
Ndërkohë një tjetër incident është shënuar më herët mes disa protestuesve dhe një personi i cili u etiketua si provokator apo i infiltruar i policisë (lexo).
(E.K/FAXWEB.AL)