08:49 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

(VIDEO) Zbulohet shtëpia e mbushur me armatime, shpallet në kërkim poseduesi

18:54 | 27/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
(VIDEO) Zbulohet shtëpia e mbushur me armatime, shpallet në kërkim poseduesi

Në vijim të krehjes së zonës për gjetjen dhe arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër në afërsi të fshatit Luarëz të Njësisë Administrative Velipojë, gjatë kontrolleve policia ka marrë informacion  për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në një banesë në pronësi të  shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë ushtarake të rëndë  Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Ndrjkohë policia është vënë në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, duke argumentuar se janë siguaruar prova të vlefshme në këtë banesë  që do t’i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Velipojë -Shkodër

Operacioni policor i koduar  “Luarëz”

Sekuestrohet Granat-hedhës, municion luftarak, silenciator, radio policie

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre

Në vijim të krehjes së zonës për gjetjen dhe arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër  në afërsi të fshatit Luarëz të Njësisë Administrative Velipojë, ku shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë  Shkodër dhe të FNSH Shkodër rrethuan zonën në një perimetër të gjerë, grupi hetimor mori informacion se autorët e mundshëm kanë lëvizur në drejtim të fshatit Luarëz dhe se mund të jenë fshehur në banesat e këtij fshati.

Në bazë të këtij informacioni, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Shkodër të  mbështetura dhe nga FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Luarëz”.

Gjatë operacionit Policia ka ushtruar  kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion  për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të  shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri.

FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit  G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar   një armë ushtarake të rëndë  Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Grupi Hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë  që do t’i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.

Vijon operacioni dhe krehja e zonës për kapjen e autorëve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: qelloi me armeshkdoerVelipojezbulohen armatimet e renda
Pas

Kundërshtimet e 4 punonjësve se firmosën për Bindjen, Topollaj: U është bërë presion politikisht, do ta çojmë këtë çështje deri në Gjykatë

Para

Young Zerka e konfirmon ‘padashje’, bashkëjeton me këngëtaren e njohur

Para
Young Zerka e konfirmon ‘padashje’, bashkëjeton me këngëtaren e njohur

Young Zerka e konfirmon 'padashje', bashkëjeton me këngëtaren e njohur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin e ri kundërajror

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.