Ditën e djeshme kreu i qeverisë Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku vizituan aeroportin e ri që do të ndërtohet në Kukës, me premtimin e ‘’çmendur” që aty do të punësohen në të ardhmen 12 mijë persona, në një kohë kur aeroporti më i madh në Romë ka pak më shumë se 3 mijë të punësuar.
Sikur të mos mjaftonte kjo mister mbetet dhe data e përfundimit të Aeroportit të Kukësit që po ndërtohet pothuajse për së dyti, pasi infrastruktura bazë i ishte bërë sponsor nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas luftës së Kosovës, në vitin 2000.
Edhe pse logjika na do që ti besojmë kryeministrit të vendit, që thotë se punimet do të mbarojnë për një vit, vartësja e tij Balluku thotë se përfundimi i punimeve do të kërkojë 24 muaj, pra 2 vite.
Inagurimi i punimeve të aeroportit është bërë mesditën e djeshme, pak para takimit që Rama pati në kuadër të Turit Bashkia që Duam, kur prezantoi dhe Safet Gjicin si kandidat të socialistëve për qeverisjen vendore. Megjithëse ky event u transmetua vetëm sot në kanalin zyrtar të kryeministrit në Facebook, dhe sigurisht edhe në Ertv live.
Balluku theksoi se punimet do të zgjasin 24 muaj, po kjo nuk u mor parasysh nga Rama i cili tha për qytetarët se brenda vitit, në Kukës do të mund që të ulen avionë me djemtë që vijnë nga Londra.
Një tjetër zë që ka folur për çështjen e punësimeve në Aeroportin e Kukësit është dhe ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i cili komentoi shifrën e 12 mijë të punësuarve:
Genjeshtra e tmerrshme e Rames e te tijve, me 12 mije vende pune ne Kukes,me shume se Roma dhe Rinasi bashke!!!
Dje me gojen plot Rama dhe te tijte mbushen dynjane me genjeshtren sa idiote aq edhe diskredituese se do hapnin 12 mije vende pune ne Kukes.
Sebepi i ketyre 12 mije vende pune ishte se Aeroporti i Kukesit,i cili do te kete sipas hesapeve te ketyre 300 mije udhetare ne vit.
Po ju shpjegoj fare thjeshte se sa te trashe jane Rama dhe te tijte kur genjejne.
Aeroporti Nderkombetar i Rinasit “Nene Tereza” qe ka 3 milion udhetare ne vit ka gjithsej 377 punonjes dhe 700 punonjes ne bisneset perqark,pra 1077 vende pune.
Aeroporti me i madh nderkombetar i Italise ne Rome -Fiumicino me 40 milion pasagjere ne vit ka vetem 3377 te punesuar.
Ky aeroporti i Kukesit sipas tarallakeve te qeverise me 10 here me pak pasagjere,pra vetem 300 mije,do te kete 4 here me shume se Aeroporti Leonardo da Vinci ne Rome- Fiumicino dhe 12 here me shume te punesuar se Aeroporti i Rinasit “Nene Tereza”???!!!!
Po ju ve ne dispozicion edhe shifrat zyrtare ne tabelat zyrtare qe ndodhet ne ëeb e Aeroportit te Romes dhe te Rinasit..
I shihni vete me nge dhe pastaj qeshni pak, por duhet te ulerini shume pasi idiote dhe mashtrues te tille ordinere ky vend nuk ka pare ndonje here.
(E.KFAXWEB.AL)