Ditën e sotme ka rënë zjarr në vendin e quajtur si “Burimi i Lajthisë” në Dukat të Patosit.
Mësohet se era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në Grykën e Kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se po digjen ullinjë të rinjë dhe shekullorë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.