20:09 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

20:05 | 29/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Një vatër zjarri mesditën e sotme ka prekur kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me ullinj dhe shkurre.

Të nxitura nga era e fortë dhe temperaturat e larta, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë të vështirë vënien nën kontroll të situatës.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse nga Patosi, Roskoveci, Lushnja dhe Albpetroli, të cilat po përballen me një sfidë serioze për shkak të terrenit të thyer që nuk lejon ndërhyrjen me mjete të mëdha zjarrfikëse.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri i është afruar disa banesave, një kabine elektrike dhe disa depozitave të vjetra të naftës, duke rritur rrezikun për shpërthime apo dëme të tjera të rënda.

Operacioni për shuarjen e flakëve vijon prej disa orësh, ndërsa situata mbetet kritike dhe e vështirë për t’u menaxhuar.

Autoritetet i bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës në rast përkeqësimi të situatës.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2025/06/WhatsApp-Video-2025-06-29-at-7.54.38-PM.mp4
https://faxweb.al/wp-content/uploads/2025/06/WhatsApp-Video-2025-06-29-at-7.54.40-PM.mp4
https://faxweb.al/wp-content/uploads/2025/06/WhatsApp-Video-2025-06-29-at-7.54.45-PM.mp4
Pas

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Para

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Para
“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

 



Të Fundit

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur

Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë

Partia e Lirisë kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për lejimin e takimeve dhe telefonatave

“Qeveria do ndërhyjë te nafta”, Rama njofton skemën e re: Duhet të vendosim çmim të ri për konsumatorët

Kryeministri Rama:Të pezullohet veprimtaria e AKU-së

Bujqësia dhe zhvillimi rural, Rama mban fjalën përmbyllëse

Policia zbardh ngjarjen në Tiranë/ U arrestua pasagjeri, shoferi arriti t’ia mbathte

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot tavanet përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026-2028.

Botërori i klubeve, faza çerekfinale, spikat supersfida PSG-Bayern

Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së “Astirit”, gjatë ndjekjes nga policia përplasi disa automjete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.