Burime të Fax News bëjnë me dije se pak minuta më parë, një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë në zonën e Medresesë në kryeqytet.
Ende nuk dihen rrethanat e rënies së zjarrit. Forcat zjarrëfikëse së bashku me policinë janë në vendngjarje në përpjekje për të evakuar personat që mund të gjenden brenda magazinës. Sipas informacioneve brenda në magazinë në momentin e zjarrit ka patur punonjës.
Zjarrëfikësit janë duke punuar për uljen e flakëve të zjarrit dhe shpëtimin e personave. Ende nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa flakët janë shpërndarë edhe në një magazinë ngjitur. Shkaku ende është i paqartë. Policia thotë se po evakuohen banorër pranë.
https://www.youtube.com/watch?v=2V3LmJqyxxc&feature=youtu.be
Discussion about this post