Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një pallat në zonën midis Myslym Shyrit dhe Shallvarëve në kryeqytet.
Mësohet se zjarri ka përfshirë një banesë në katin e fundit të një pallati, në të cilën ndodhej një i moshuar, i cili është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2021, rreth orës 14:50, në rrugën “Aldi Boshnjaku”, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati. Si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i banesës i cili ka shfaqur disa shqetesime shendetesore.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
(E.H/Faxweb.al)