Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e gjashtë të një pallati në rrugën “Tish Daija”, në Tiranë, pasditen e sotme, më 2 maj 2025, rreth orës 14:50.
Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e banesës. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit. Informacionet do të përditësohen sapo të ketë zhvillime të reja.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.