Të paktën 24 persona kanë humbur jetën nga zjarret e mëdha që dolën jashtë kontrollit në periferi të Athinës.
20 persona të vdekur u konfirmuan nga zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos, ndërsa katër të tjerë u gjetën të vdekur në det në zonën e Artemidës në Atikë nga roja bregdetare greke në orët e para të së martës.
Raportohet se 150 persona janë plagosur dhe janë shtruar në spital mes tyre dhe 16 fëmijë. Ndërkohë që 11 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pjesët lindore dhe perëndimore të Athinës.
https://www.youtube.com/watch?v=u1o26ss2e8g
Ndërkohë që më shumë se 100 banesa dhe dhjetëra makina janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu zonën periferike të Athinës, në vendin e quajtur Kineta.
Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca të ushtrisë dhe po përdoren edhe helikopterë, ndërsa ende në rrezik ndodhet rafineria më e madhe e naftës në vend.
Policia deklaroi se ka shoqëruar një person të dyshuar si zjarrvënës, kurse autoritetet thonë se dyshojnë se zjarri ishte i qëllimshëm, prej përfituesve të tokës publike.
Pak para mbrëmjes të së hënës, edhe disa zjarre të tjera përfshinë zonën periferike në veri të kryeqytetit të vendit, Athinë.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post