Për shkak të erës së madhe, zjarri ka rritur përsëri përmasat në Pishë Poro.
Aktualisht në terren po veprojnë 3 mjete zjarrfikëse te MZSH Fier, 20 efektivë të MZSH, 40 trupa të FA, 10 punonjës të AADZM dhe 10 forca bashkiake.
Gjatë orëve të para të ditës vatra e zjarrit ka pasur intensitet të ulët, por me fillimin e erës zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke vështirësuar edhe më shumë punën e forcave operacionale në terren.
Discussion about this post