Një tjetër vatër zjarri ka rënë sot ne fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxheri, Bashkia Gjirokastër.
Zjarri ka rënë në fushat e këtij fshati dhe ka shkaktuar dëme në vreshtari. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve.
Mësohet se në vendin ku ka rënë zjarri janë nisur edhe forcat e ushtrisë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Kjo eshte vatra e trete e zjarrit ne Gjirokaster pas atiij te fshatit Palokaster dhe Memaliaj. Rikujtojmë se prej ditësh tashmë vendi ynë është prekur nga vatra të shumta zjarri për shkak të temperaturave të larta.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post