Nga një sulm i dyshuar kimik kanë mbetur të vrarë 58 persona dhe dhjetëra të tjera kanë mbetur të plagosur.
Sulmi ka ndodhur në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të provicës siriane të Idlibit.
Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se nga sulmet ajrore në Khan Sheikhun, të kryera ose nga avionët e qeverisë apo ato të Rusisë, dhjetëra njerëz kanë vuajtur nga problemet me frymëmarje dhe simptoma të tjera.
Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur armë kimike gjatë sulmeve dhe ka akuzuar rebelët se përdorin armë të ndaluara.
Por një hetim i kryer nga OKB, ka zbuluar se forcat qeveritare kanë përdorur klorinë si armë, në të paktën 3 raste gjatë 2014-ës dhe 2015-ës.
Në videon më poshtë janë bërë publike pamje të sirianëve të prekur nga sulmi me armë kimike në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të provincës siriane të Idlibit.
Senatori amerikan John McCain i kërkoi Donald Trump që t’i dërgojë një sinjal Bashar Al Assad sepse kjo është një skenë jo e re dhe e përsëritur.
Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson e konsideroi si çnjerëzore dhe kërkoi ndërhyrje. Pa ashtu kanë reaguar edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu (M.D/ Shuplaka)