Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një videoje në Facebook ka bërë publike krizën e madhe ekonomike që ka kapluar fermerët e Korçës.
Në Mollaj të Korçës një nga fermerët shfaqet duke shkatërruar të gjithë bllokun frutor të qershive. Përmes videos, fermeri emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Berisha ka denoncuar fenomenin e shkatërrimi të kulturave të ndryshme për shkak të neglizhencës së shtetit në ndihmnë në subvencionime dhe aksesim në treg.
Kujtojmë se rasti i fermerëve korçarë është diskutuar në shkurt të këtij viti nga kryeministri Rama në një takim në Universitetin Bujqësor të Tiranës mbajtur për skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve.
“Në zonën e Korçës ka një problem, ka mbiprodhim të patates, por nuk ka treg. Dhe kthejnë sytë nga qeveria, a thua se qeveria do t’u blejë patatet. Kjo është ekonomi tregu.
Mbjellin të gjithë patate dhe u ngelet pa shitur. Në treg patatja e tyre del në një moment kur preferohet patatja e Kukësit, dhe në një kohë kur del patatja e Myzeqesë. Ndaj duhet të heqin dorë nga kultivimi i patates. Ata duhet të kultivojnë kulturat që kërkohen nga tregu”, u shpreh asokohe kryeministri Rama.
Ndërkohë disa muaj më pas fermerët e Korçës duket se ende nuk po gjejnë treg as për kulturat e tjera të kësaj zone.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Drama e vertet e fermereve shqiptare!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e fermerit dixhital. sb
“Zoti sali shikoje se si ka katandisur njesia administrative mollaj korce po presim te mbjellat tona meqense niko leshi nuk interesohet fare per njesine tone po ju drejtohemi ju”
njesine tone po ju drejtohemi ju”
(M.C/FAXWEB.AL)
Discussion about this post