Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar ditën e sotme një përgjim ku shfaqen dy qytetarë të bashkisë Klos të cilët flasin për blerjen e votave nga nënkryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini.
Në përgjim, qytetari thotë se nënkryetari i bashkisë, kishte paguar shpenzimet për duraluminet e dritareve të shtëpisë të tij që kapin vlerën 570 mijë lekë të vjetra.
Qytetari thotë se tashmë me veprimin e bërë, nënkryetari i bashkisë Klos i ka merituar votat nga familja e tij.