22:02 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO+Emrat/ Autorë të disa vjedhjeve, policia jep detaje nga arrestimi i grabitësve të Postës, dalin pamjet e parave dhe armëve

17:44 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO+Emrat/ Autorë të disa vjedhjeve, policia jep detaje nga arrestimi i grabitësve të Postës, dalin pamjet e parave dhe armëve

Më datë 04.11.2019, rreth orës 03:00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armëve vodhën një sasi të konsiderueshme parash që ndodheshin në kasafortën e filialit të postës shqiptare, në Krujë.

Menjëherë pas ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ngriti një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Filiali”, në kuadër të të cilit u bë zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje.

Pas një pune intensive operative gjurmuese, të bërë nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, si dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe analizimit të tyre, Policia zhvilloi kontroll në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Laç.

Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, konkretisht një automjet Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve të ambienteve dhe banesave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë e konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë.

Falë veprime të shpejta të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe FNSH, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tyre, si grup i strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes së pronës me armë e dhunë, shkatërrimit të pronës me eksploziv, në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

1. Shtetasi Gazmir Saka është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve. Theksojmë se shuma e parave të grabitura u gjet gjatë operacionit, në banesën e këtij shtetasi.

2. Shtetasi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit, konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit të sotëm, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua po gjatë operacionit të sotëm, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar.

Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.

Në kuadër të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes, gjatë operacionit të sotëm u bë ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë, për moskallëzim krimi, konkretisht: B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve.

Dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i rojës private të filialit të postës, shtetasi B. P. dhe është shpallur në kërkim specialisti i sallës SHPSF.

Nga grupi hetimor vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi, të përfshirë në veprimtaritë kriminale.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, vazhdon hetimin për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Etiketa: 11 milione lekegrabitjakrujeposta
Pas

Përplasjet në Astir/ Zbardhen detaje nga gjendja e inspektorëve të IKMT-së, njëri rëndë tek Trauma (Emrat+Foto)

Para

Grabiti bankën në Zvicër, kapet nga Policia shqiptari i armatosur

Para
Grabiti bankën në Zvicër, kapet nga Policia shqiptari i armatosur

Grabiti bankën në Zvicër, kapet nga Policia shqiptari i armatosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS dominon edhe te votat e Diasporës, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 8.4%

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

Video/Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Policia bllokon fishekzjarrë para ndeshjes Vllaznia–Egnatia, shoqërohet një tifoz nga Shkodra

Divjakë/Mbyllet numërimi për subjektet politike në KZAZ nr. 57, PS në avantazh

Kontrolle të SPAK në disa qytete për krime zgjedhore, të përfshira disa subjekte politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3330 qendra votimi, PS thellon diferencën me PD në rang kombëtar

Numërohen 130 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.