Këto janë pamjet që “Fax News” ka siguruar nga vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë në aksin Elbasan-Tiranë. Një makinë ka përplasur efektivin Ferdinand Bahja sapo ky i fundit kishte zbritur për të inspektuar një aksident tjetër.
Policia bën me dije se menjëherë pas ngjarjes është vënë në pranga shoferja 51-vjeçare nga Tirana, ndërsa efektivi është dërguar me urgjencë te spitali i Traumës.
Në foto, makina e shoferes 51-vjeçare nga Tirana: