Ndryshime e shumta që po pëson klima globale, kanë bërë që shumë shtete të përfshihen në kohë të ndryshme nga mot i pazakonshëm.
Kështu së fundi në mënyrë të pazakontë Australia është përfshirë nga një valë i ftohti dhe reshjesh bore.
Byroja Australiane e Meteorologjisë e përshkroi si një pamje “të rrallë” borën në zonat subtropikale, duke vënë në dukje se shteti nuk kishte përjetuar rënie të konsiderueshme të borës që nga viti 2015.
Paralajmërime të rënda të motit janë nxjerrë edhe për një shtrirje bregdetare prej 1,000 km (620 milje) që përfshin Sydney.
Njerëzit janë ftuar nga autoritetet që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për të shmangur shiun dhe erërat e forta.
Discussion about this post