Një ngjarje horror është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Brixton të Britanisë së Madhe. Një djalë i ri është goditur për vdekje me thikë teksa xhironte videoklipin e një kënge.
Sipas “The Sun”, Shane Jerome u qëllua nga disa persona të pa identifikuar teksa ishte duke xhiruar videoklipin. Mes tyre nuk ka pasur konflikt të mëparshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Londrës jugore në Brixton high Street. Në videot e publikuara në media, shihet një grup të rinjsh të cilët performonin për videoklipin e muzikës, të rrethuar nga makina luksoze.
Në një video tjetër shihen teksa të rinjtë vrapojnë dhe Jerome i shtrirë në tokë. Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga ambulanca, i riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.