Po zhvillohet ceremonia mortore e familjes Cara dhe familjes Greku. 6 anëtarët e famijës Cara mbetën të vdekur nën rrënojat e pallatit ku jetonin, ndërsa nga familja Greku, mbetën të vdekur 3 pjesëtarë. Saimir Greku arriti të dilte i gjallë nga rrënojat por humbi jetën si pasojë e plagëve që kishte marrë.
Në ceremonin mortore ka marr pjesë edhe kryeministri Rama. Edhe pse vendi është në zi, kryeministri nuk ka harruar të vishet ashtu siç vetëm ai di. Ai shihet teksa ecën, i veshur me tuta, ngushëllon edhe njerëzit.
Në një nga videot e publikuara në Facebook, Rama shihet teksa përqafon një vajzë e cila ka humbur familjarët e saj.
Nga familja Cara, i vetmi person ka mbijetuar është Albert Cara kryefamiljari. 6 persona humbën jetën:
Almir Cara, djali i Albertit
Anthi Cara, nena e Albertit
Erisa Cara vajza e Albertit
Fatmira Cara, gruaja e Albertit
Hasan Cara, djali i Albertit
Sadajana Hysa Cara, nusja e djalit të Albertit
Nga familja Greku kanë humbur jetën:
Pëllumb Greku, kryefamiljari
Çelike Greku, gruaja Pëllumbit
Saimir Greku djali i Pëllumbit
(K.H/Faxweb.al)