Para pak minutash është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fredi Alizoti i cili në një video të publikuar nga Salianji akuzonte drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, se e shoqëroi me makinë pranë organit të akuzës për dosjen “Babalja”.
Ndërkaq burime bëjnë me dije edhe vendin ku ishte fshehur kamera e pëgjimit. Mësohet se kamera ishte vendosur te syzet e bashkëbiseduesit të Alizotit.
Ndërkaq pritet që Alizoti do të japë shpjegime për dëshminë në video, vendin dhe kohën.
(J.D/Faxweb.al)