18:49 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Videoja denigruese e futbollistëve të Kombëtares me imamin, reagon Komuniteti Mysliman: Cënon harmoninë fetare!

22:58 | 28/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Videoja denigruese e futbollistëve të Kombëtares me imamin, reagon Komuniteti Mysliman: Cënon harmoninë fetare!

Pak ditë pas publikimit të një videoje të realizuar nga imami Ahmed Kalaja ku protagonistë ishin dy lojtarët e Kombëtares Andi Lila dhe Armando Sadiku, reagon Komuniteti i Myslimanëve të Shqipërisë.

Në një letër të dërguar mediave, Komuniteti Mysliman shpreh shqetësimin se videoja ku denigrohej një prift ortodoks dhe flitej me përçmim dhe tallje ndaj riteve të krishtera, cënon harmoninë fetare.

“Rastin në fjalë e dënojmë dhe do trajtohet me seriozitetin maksimal nga Kryesia e Komunitetit Mysliman me synim që raste të tilla të mos përsëriten.”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë pak ditë më parë ka reaguar edhe futbollisti Lila i cili ka kërkuar ndjesë publike, e cila e shkruar në anlisht linte një shije të keqe.

REAGIMI I PLOTË I KOMUNITETIT

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si një institucion i promovimit të vlerave të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, ka ndjekur me shqetësim publikimin e ndodhur disa ditë më parë, ku gjatë një bashkëbisedimi jo të kujdesshëm të shfaqur në mediat sociale midis dy futbollistëve të kombëtares dhe një imami, u la vend për keqkuptim dhe lëndim të ndjenjave dhe besimeve të tjera fetare.

Rastin në fjalë e dënojmë dhe do trajtohet me seriozitetin maksimal nga Kryesia e Komunitetit Mysliman me synim që raste të tilla të mos përsëriten.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe korrekt me Komitetin Shtetëror të Kulteve, sqarojmë opinionin publik se bashkëndajmë shqetësimin e këtij institucioni, shprehur edhe me shkresën e fundit, në lidhje me ruajtjen dhe moscënimin e traditës së shquar të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e vyer kjo e trashëguar ndër vite. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Komuniteti Mysliman
Pas

Shpërthen Ballist Morina pas humbjes me Bosnjën: De Biazi largohu!

Para

Lila: Nuk ka përçarje në Kombëtare, videoja problem në Greqi

Para
Lila: Nuk ka përçarje në Kombëtare, videoja problem në Greqi

Lila: Nuk ka përçarje në Kombëtare, videoja problem në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Lufta” për mandatin e deputetit, Lapaj i shtrin dorën Shabanit: Gati të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore

Kremlini reagon pas masave të reja të Perëndimit: Rusia ka zhvilluar imunitet ndaj sanksioneve të BE-së

Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur

Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Programet e strehimit social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë

Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në fshatin Çërravë, era favorizon flakët

Çekia kriminalizon propagandën komuniste, partia e majtë: Akt politik dhe represiv

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.