Publikimi i një videoje i realizuar nga kunata, e cila kapi nusen e vëllain në krevat me të dashurin bëri shumë ditën e sotme.
Të shumtë ishin ata që u shprehën kundër publikimit të kësaj videoje në media, pasi e konsideronin si një episod intim në jetën e njerëzve jopublikë.
Një reagim vjen edhe nga sociologu Ergys Mërtiri, i cili pozicionohet në grupin kundër publikimit të kësaj videoje. Mërtiri vë në pikëpyetje vlerën e kësaj video, për interesin publik.
“Mediat qe publikojne video intime ngjarjesh private nga njerez jopublike, e them me plot gojen, jane perversive. Çfare interesi publik mund te kete tek nje video ku shfaqet sesi nje grua ia dredh burrit? Ne kete vend, ashtu si kudo ne bote, ka njerez me vese, me probleme, me gjithçka dhe nuk ka asnje arsye perse pamje te tilla t’i ofrohen publikut. Audienca nuk meson ketu asgje te re me interes publik.
Peshtyj mbi kete lloj gazetarie kanibale qe ushqehet me jete njerezish te thjeshte e te pambrojtur!”, shprehet Mërtiri.
Më tej ai shkruan se fakti që abuzohet me publikimin e këtyre materialeve, nuk do të thotë që vlerat morale që dënojnë tradhtinë nuk qëndrojnë.
REAGIMI I PLOTË I MËRTIRIT
Mediat qe publikojne video intime ngjarjesh private nga njerez jopublike, e them me plot gojen, jane perversive. Gazetaret qe i publikojne jane plehra dhe publiku qe i kerkon keto materiale eshte pervers. Çfare interesi publik mund te kete tek nje video ku shfaqet sesi nje grua ia dredh burrit? Ne kete vend, ashtu si kudo ne bote, ka njerez me vese, me probleme, me gjithçka dhe nuk ka asnje arsye perse pamje te tilla t’i ofrohen publikut. Audienca nuk meson ketu asgje te re me interes publik.
Peshtyj mbi kete lloj gazetarie kanibale qe ushqehet me jete njerezish te thjeshte e te pambrojtur!
Gjithsesi kjo nuk me ben te pranoj cinizmin e antimoralisteve, qe i perdorin keto raste per te denuar moralizmin shoqeror, ne emer te mbrojtjes se viktimes. Ne fakt edhe ata vete nuk po bejne gje tjeter vetem se moralizem, pavaresisht se kunder moralit ekzistues, qofte ky edhe i shtirur. Fakti qe abuzohet me publikimin e ketyre materialeve, nuk do te thote qe vlerat morale qe denojne tradhetine bashkeshortore nuk qendrojne. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post