21:43 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Videoja erotike e Inis Gjonit, rregjizorja kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim

10:36 | 25/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Videoja erotike e Inis Gjonit, rregjizorja kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim

Inis Gjoni i është rikthyer edhe njëherë çëshjtes së saj për publikimin e videos intime. Gjoni do të ketë një përballje të re me Prokurorinë për Krimet e Rënda në Gjykatën e Lartë për videon intime të saj me Arjan Selimin, që u bë publike vite më parë dhe bëri shumë bujë. 

Sipas “Panorama”regjizorja Gjoni është kundër  Prokurorisë për publikimin e videos, ku kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim për publikimin e një videoje intime të saj në vitin 2004. Kjo është për herën e dytë në Gjykatën e Lartë.  Kujtojmë që Gjoni shfaqej me partnerin e saj të ndjerë, Arjan Selimi, ku ky i fundit ngeli i vrarë në vitin 2011.  Video erotike ishte regjistruar nga Selimi në një ambient privat u përhap masivisht përmes teknologjisë dixhitale ndër përdoruesit e aparateve celularë përmes teknologjisë së kohës “bluetooth”, “infrared”, si dhe e-mail.

REKURSI:

Kërkesa e regjisores Gjoni për dëmshpërblim ka mbërritur së fundmi në Gjykatën e Lartë si një rekurs i bërë nga ana e regjisores ndaj një vendimi të Gjykatës së Apelit Tiranë. Kjo e fundit, në korrik të vitit 2015, rrëzoi pretendimet e regjisores.

Me këtë vendim nuk ka qenë dakord regjisorja Gjoni, e cila kërkon prishjen e vendimit të Apelit dhe pranimin e padisë së saj. Rekursi i saj në Gjykatën e Lartë është regjistruar më 22 maj 2017, ku palë paditëse është Inis Gjoni, palë e paditur Prokuroria për Krimet e Rënda dhe palë e tretë Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Financave, Dega e Thesarit.

“Shpërblim i dëmit, nga ana e palës së paditur për shkak të shpërndarjes dhe publikimit të informacioneve që cenojnë jetën private të paditëses dhe njëkohësisht fyejnë nderin dhe dinjitetin e saj në shumën 200.000 USD”, thuhej në objektin e padisë. Shorti i hedhur në këtë gjykatë ka përcaktuar gjyqtarin Medi Bici si relator i Kolegjit Penal të kësaj çështjeje. Burime zyrtare pranë Gjykatës pohuan se ende nuk është përcaktuar një datë për nisjen e këtij shqyrtimi gjyqësor.

“KALVARI” GJYQESOR

Në më shumë se një dekadë përballjesh gjyqësore për këtë çështje, regjisorja Gjoni ka qenë të paktën tri herë palë e humbur, ku dy nga këto vendime kanë qenë të formës së prerë. Referuar të dhënave zyrtare më 20 prill 2007, Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e regjisores Gjoni si të pambështetur në prova dhe në ligj.

Ky vendim është lënë në fuqi më pas nga Apeli i Tiranës një vit më vonë, në prill 2008. Duke pretenduar të kundërtën, regjisorja e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila në shkurt 2014 prishi vendimin e Apelit dhe e ktheu dosjen po në atë gjykatë për rigjykim me një trupë tjetër gjyqësore.

Në përfundim të rigjykimit, në korrik 2015, Apeli la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë për rrëzimin e padisë. Është pikërisht ky vendim, për të cilin Gjoni ka depozituar tashmë rekurs, për të dytën herë radhazi në Gjykatën e Lartë.

 

(J.V/Shuplaka)

 

Pas

Lajm i keq për Ronaldon, mund të dënohet për evazion fiskal

Para

Ivanka Trump nuk i shpëton gafës, ngatërron futbollistin me shenjtorin

Para
Ivanka Trump nuk i shpëton gafës, ngatërron futbollistin me shenjtorin

Ivanka Trump nuk i shpëton gafës, ngatërron futbollistin me shenjtorin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.