Ju kujtohet fjalimi i djeshëm i ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj? Mos ndoshta ai parandjeu shkarkimin nga detyra?
Pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, përflitet se kryeministri Edi Rama po planifikon të bëjë ndryshime drastike në kabinetin qeveritar. Kështu, disa ministra do të duhet të largohen nga posti i tyre. Midis ministrave që pritet të largohen, sot u përmendën edhe emrat e Ilir Beqajt, Bledi Çuçit, Mimi Kodhelit, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushatit. Megjithatë kjo pritet të sqarohet nesër, pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së.
Gjithsesi nëse kjo do të ndodhë vërtetë, Beqaj nuk kishte faj që u soll çuditshëm në takimin në Shkodër.
Një ditë më parë gjatë një takimi në Shkodër, në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave, ministri i shëndetësisë, ka mbajtur një fjalim, gjatë të cilit fjalët kishin pak lidhje me njëra-tjetrën.
Disa mjekë, që nga halli kishin shkuar në këtë forum ku ishte dhe ministri, thanë për lapsi.al se megjithë eksperiencën e tyre në fushën e mjekësisë, nuk kishin mundur të kuptonin se çfarë kishte dashur të thoshte Ilir Beqja.
Salla, e cila ishte thuajse bosh, ka ndjekur me mundim përpjekjet e Beqes për të thënë diçka, por në fund e vetmja gjë kanë kuptuar ishte fakti se ministri nuk është mirë. Aspak mirë.
Të gjithëve ju ndodh që të mos kenë një moment të mirë, po ajo që ka ndodhur me Ministrin Beqaj ka qenë vërtet e çuditshme. (D.D/Shuplaka)