Mëngjesi i sotëm, ka qenë krejt i pazakontë në kryeqytetin e Shqipërisë me dhjetëra banorë që e gdhinë rrugëve të Unazës së Madhe në mbrojtje të banesave të tyre. Dhunë fizike, gaz lotsjellës dhe shoqërime pa fund drejt komisariateve janë transmetuar live nga Fax News që në orët e para të kësaj dite të tensionuar.
I gjithë shtetit është ngritur në këmbë për të shembur dhjetëra banesa të shtetasve të tij.
Zona e rrethrrotullimit tek ‘Shqiponja’ nxin nga uniformat e efektivëve të policisë. Në terren kanë zbritur drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, asaj bashkiake dhe gjithë strukturave përgjëgjëse për rendin dhe sigurinë.
Një megaoperacion i frikshëm për të nënshtruar një grup banorësh të Astirit të cilët po përpiqen të riorganizohen dhe të orientohen për të vijuar rezistencën.
Të gjithë janë tek Astiri, mungon vetëm Sandër Lleshaj.
Ne terren Drejtori i Policise Bashkiake, Ermal Kapllani, Zv/drejtori i policise Tirane, Dhimitraq Ziu, Drejtori i departamentit per Sigurine Publike Gjovalin Loka, drejtori i forcave ‘Shqiponja’ Krenar Gjokutaj si dhe drejtues te komisariateve