Kantautori shqiptar Ermal Meta u renditi i treti në natën finale të Sanremos mbrëmjen e djeshme. Kënga e tij ‘’E ndaluar të vdesësh’’ është një këngë hit për jetën.
Duhet thënë se deri në momentet e fundit këngëtari shqiptar është parë një nga pretendentët kryesor për fitimin e çmimit të parë në festivalin Italian. Kujtojmë se edhe në natën e tretë Meta rezultoi fitues përsa i përket kategorisë së coverit më të mirë të risjellë në skenën e festivalit. Ndërkohë që këngëtari shqiptar ka fituar edhe çmimin e kritikës në këtë edicion.
Por ai nuk ka harruar të përshëndesë publikun shqiptar që për të është shumë i rëndësishëm. Ditën e djeshme para se të fillonte spektakli i madh Ermal Meta i ka dërguar një video mesazh gazetarit të njohur, Adi Krastës. Në të ai shprehet se publiku shqiptar ka qenë një suport shumë i madh në këtë festival dhe i ka thënë gazetarit të njohur që sapo të vij në Shqipëri do të flasë për këtë aventurë të suksesshme. Kjo video është publikuar edhe në Top Channel në emisnion “E diell” që moderohet nga Krasta.
“Përshëndetje Adi! Dua të përshëndes edhe të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që më kanë dhënë suport në Festivalin e SanRemos. Sa të kem mundësi do të vij atje dhe do të flasim për këtë aventurë. Ditën e mirë. Mirupafshim!”, shprehet ai në videon e mëposhtme. (J.V/Shuplaka)