Papa Françesco ka zhvilluar Meshën e sotme në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan i cili ishte bosh. Ky organizim i pazakontë i Meshës në Selinë e Shenjtë vjen në kuadër të masave të marra ndaj koronavirusit.
Vatikani ashtu si çdo shtet tjetër ka marrë masat e nevojshme për parandalimin e kësaj pandemie.
Sheshi në fjalë nuk ka qenë asnjëherë si këto ditë por kushtet e tilla që po kalojmë ka bërë që me urdhër të ketë edhe ndërprerje të riteve fetare në ambjente me shumë njerëz.
Mesha e mbajtur sot në orën 18.00 nga Papa Françesco u shoqërua edhe me përkthim në shqip për të gjithë besimtarët që ndodhen në Shqipëri.
“U befasuam nga një stuhi e papritur dhe e tërbuar. Ne u gjendëm në të njëjtën varkë të brishtë dhe të çorientuar, por në të njëjtën kohë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, të thirrur të rreshtohemi së bashku dhe të ngushëllojmë njëri-tjetrin. Në këtë varkë jemi të gjithë. Dhe e kuptuam që nuk mund të shkojmë përpara secili pë llogari të vet. Por vetëm së bashku. Askush nuk shpëtohet vetëm.” ishin disa nga mesazhet e Atit të Shenjtë.
https://www.facebook.com/radiomariaal/videos/836178513567650/?t=342
Discussion about this post