Muajin e fundit janë shënuar shumë raste të vjedhjes së karburantit. Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme një rast skandaloz, ku në kryeqytet, në mes të ditës, vidhet karburanti i boteve të Ujësjellësit.
Në videon e “BOOM”, vjedhja ndodh në oborrin e Ujësjellësit të njësisë numër 4 tek rruga “Artan Lenja”, pas Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.
Po ashtu gjatë emisionit u transmetuan edhe dy raste të tjera të të njëjtit fenomen. Në rastin e fundit, në vend të bidonave të mëdhenj, personat që vodhën karburantin përdorën bidona plastikë. (D.D/Shuplaka)