Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën në një video të ndarë në rrjetet sociale, ku kreu i demokratëve Euroatlantik i është drejtuar duke e pyetur se ku është fshehur. Rama
“Duke shkuar rrugës për fier dhe më vjen kjo video nga Luli. Po m Lul si mos të pyes për ty, na thave sytë. Si thanë vdiq Luli, vetëm unë se besova se ti e di që je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top, 7×7 bëjnë 42, se luan topi. Ku ka vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole e the jam gjallë, thash mos po rren tani.
I ndeze motorët ë, i madh je. Shyqyr. Bravo, Oriolës dhe demokratëve euroatlantikë që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë. Me ty fiton, edhe kur humb fiton, prandaj forca”, tha Rama.
Përmes një video të publikuar më herët në llogarinë e tij në “Facebook”, Basha thotë se ndodhet në takime me demokratët dhe pyet Ramën se ku e ka Veliajn.
“O Rame kishte pyetur ku është Luli. Ja me ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë. Në takim për zgjedhjet jemi në Ali Dem. Sot kam qenë në Shkodër, dje në Tiranë. Këtu jemi m Ram. Po ti ku je mo Rame? Më kanë thënë je fut në një podrum.
Po Lalin ku e ke? Po Benin ku e ke? Po Terin, po Sajën ku i ke? Dil nga podrumi, hajde dil në debat tamam jo duke i bërë rreshtore vartësve të tu”, thotë Basha.