“Iu dobësua zemra për shkak të pritjes së gjatë të gjykimit. Kaluan 3 vite, ndërsa çështja e tij kishte mbetur në sirtarët e Gjykatës së Lartë në pritje të rekursit“.
Kështu është shprehur Edmond Dema, avokati i Andon Mëhillaj, i burgosur prej 6 vitesh me dënimin ‘Burgim i përjetshëm’, i cili u gjet sot pa jetë nga punonjësit e burgut të Peqinit.
“Gjendja shëndetësore e Mëhillaj ka qenë e rënduar. U gjet i pajetë sot në orët e para të mëngjesit. Iu dobësua zemra për shkak të pritjes së gjatë për ty gjykuar. Gjykimi i Mëhillaj është bërë me dyer të mbyllura. Akuzat ndaj tij nuk u provuan. U dënua padrejtësisht. Prisnim vendimin e Gjykatës së Lartë. Andoni ka qenë në ankth gjithë këtë periudhë. Pinte antidepresantë që kur u dorëzua. Deri tani flitet që ka pasur arrest kardiak dhe do jepet një përgjigje për shkaqet e vdekjes.
Kishte dhe merakun e fëmijëve që të mos mbeteshin dhe ata me cen, për historinë e të atit“, u shpreh avokati Dema për Fax News.
Andon Mëhilli humbi jetën në orët e para të ditës së në burgun e Peqinit. Ai u deklarua i vdekur nga mjekët, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. Mëhillaj u dorëzua para autoriteteve shqiptare në 2014-n pasi ishte në kërkim për veprën penale të paktën të 3 vrasjeve. Gjykata e kishte dënuar me ‘burgim të përjetshëm’, ndërsa prej 3 vitesh ai e kishte dërguar çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila gjithashtu për shkak të mungesës së gjyqtarëve është jashtë funksioni.