Një shkëmbim zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kufirin greko-shqiptar mes një grupi grabitësish dhe policisë greke.
Ngjarja ka ndodhur në Agio Nikola, Filat të Igumenices, ku mësohet se policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash që po tentonin te kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri.
Në ndjekje të tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kundër narkotikëve dhe dy skuadra të policisë kufitare. 5 personat shoqëronin 2 kafshë mushka. Gjatë tentativës për ti ndjekur, skuadra prej 5 personash hapi zjarr ndaj policisë dhe të njëjtën gjë bëri policia.
3 prej tyre arritën të kalonin në tokën shqiptare, në një zonë pyjore ndërkohe që u kapen dy prej tyre, shqiptarë 16 dhe 46-vjeç. Gjatë kapjes, 46-vjecari bëri rezistencë të fortë, duke plagosur lehtë një oficer policie.
Dy mushkat rezultuan të ngarkuara me 4 bagëti të therura, te vjedhura në një stan në Agio Nikola, Filat.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup, ishte organizuar 4 muajt e fundit për grabitje kafshësh në zonën e Filatit, Igumenicë. Ata hynin ilegalisht në Greqi nga mali dhe pasi vidhnin kafshë, i transportonin ato të gjalla ose të vrara me mushka drejt Shqipërisë ku i shisnin.
Discussion about this post