Policia ka goditur një grup në Dibër i cili ushtronte aktivitet të paligjshëm në zonën e Tetovës në drejtim të vjedhjeve të banesave dhe kafshëve.
Personat e arrestuar kaluan kufirin në mënyrë të paligjme me 6-të krerë kafshësh trannsporti që dyshuohet se i kanë vjedhur në Tetovë-Maqedoni.
NJOFTIMI:
Më datë 08.10.2017, janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër, tre shtetas maqedonas, N.F, 45 vjeç, F.F, 26 vjeç, H.F, 41 vjeç, të gjithë banues në Tetovë, Maqedoni, të cilët kanë bërë kallzim për vjedhjen e 6 (gjashtë) kafshë transporti në pronësi të tyre, ku në vendin që janë vjedhur kafshët kallzuesit kanë gjetur dhe një dokument identifikimi.
Menjëherë pas kallzimit Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër organizuan punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar ” Tetova” ku rezulton se :
Me datë 05.10.2017, shtetasi I.D dhe A.L, janë futur ilegalisht nga kufiri shqiptar në atë maqedonas duke vjedhur gjashtë kafshë transporti (4 kuaj dhe 2 mushka), ku nga ana e policisë është bërë e mundur gjetja e pesë prej këtyre kafshëve ku janë identifikuar nga pronarët e tyre të cilët i’ua lanë në ruajtje.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë identifikuar autorët e vjedhjes dhe është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
I.D, 24 vjeç, banues në njësinë administrative Zall-Dardhë, Dibër.
Dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.L, 36 vjeç, banues në Kukës.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Vjedhja” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit ” parashikuar nga nenet 134/2, e 297 të Kodit Penal.
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post