Gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm të territorit, Policia italiane arrestoi RP, 37 vjeç dhe TA, 45 vjeç, shqiptarë të cilët banonin në Castellalto.
Arrestimi I tyre është bërë pasi ata u zbuluan si përgjegjës për vjedhjen e armëve brenda një shtëpie të Giulianovës. Makina në të cilën po udhëtonin u ndalua për një kontroll ku nga kërkimi policët arritën të gjejnë, të fshehur 4 pushkë, 2 armë gjysmë automatike, përkatësisht 6.35 dhe 7.65 dhe një raketë, të gjitha të denoncuar rregullisht nga pronarët.
Kriminelët gjithashtu u gjetën në posedim të një shkopi prej druri bejsbolli dhe një fyell të madh, dhe për këtë arsye, si dhe për vjedhjen e armëve. Në fund të formaliteteve ata u vunë nën arrest shtëpiak. Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar bastorët persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në raste të tilla të paligjshme si dhe destinacionin e armëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)