Policia italiane ka mundur të neutralizojë një bandë italo-shqiptare që merreshin me vjedhje të makinerive bujqësore që kapnin shifra miliona Eurosh.
‘Ansa.it’’ shkruan se mëngjesin e sotëm gjykata ka lëshuar urdhër-arreste për grupin e shqiptarëve dhe italianëve, që janë ekzekutuar nga policia e Bolonjës. Po ashtu bëhet e ditur se vlera e makinerive që vidheshin kap shifrën e miliona Eurove.
Ndërkohë që ende nuk është bërë publike lista me emrat e shqiptarëve të ndaluar nga policia italiane. Nuk dihet nëse makineritë që vidheshin dërgoheshin në vendin tonë për t’u shitur pastaj në mënyrë ilegale. (E.K/SHUPLAKA)