Katër persona kanë rënë nën prangat e policisë së Korccës ditën e sotme. Ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete (të parkuara) të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit (TAP).
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në krah të aksit rrugor Zëmblak-Zvezdë. Në fakt ky nuk është rasti i parë që tubacioni TAP bie nën ‘’kthetrat’’ e hajdutëve shqipatarë. Raste të tilla janë përsëritur dhe në zonën e Fierit.
PERSONAT E ARRESTUAR:
1. Migen Kita, 34 vjeç,
2. Shkëlzen Gjoni, 30 vjeç, të dy banues në Korçë (me detyrë punonjës shërbimi në një shoqëri private të ruajtjes e sigurisë fizike) për veprën penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim ”,
3. Xhuljan Kolaqis, 21 vjeç,
4. Ervin Terolli, 32 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë, për veprën penale : “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme. (E.K/SHUPLAKA)