Një shtetas 35 vjeç, banues në Durrës, është vënë në prangat e Policisë së Durrësit nën akuzën e “Vjedhjes”. I identifikuar si Indrit Daja, ai akuzohet për vjedhjen e kasetofonave të makinave në qytetin e Durrësit.
Bëhet fjalë për 6 vjedhje të dokumentuara, ku pesë ndër to janë kryer brenda muajit Shkurt të këtij viti.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Vidhte kasetofona në automjete gjatë natës.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 6 vjedhje.
Arrestohet autori.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, I cili gjatë natës vidhte kasetofona në automjete.
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
- Indrit Daja 35 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Më datë 15.02.2017, ora 22:00, në lagjen Nr.5 Durrës, ka vjedhur kasetofonin e mjetit tip Citroen , në pronësi të shtetasit D.H. 60 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin edhe të 5 vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga I.Daja, gjatë dy muajve të fundit, konkretisht:
1. Më datë 19.01.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit A.A.
- Më datë 10.02.2017, gjatë natës, në lagjen Nr.5, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit A.B.
- Më datë 11.02.2017, në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit A. C.
- Më datë 11.02.2017, në lagjen Nr.1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit I.D.
- Më datë 13.02.2017, në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetases M.L.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)