Asdrit Kapaj 42- vjeç u arrestua nga Policia londineze dhe rrezikon të dënohet me disa vite burgim. Ai është cilësuar si “mbreti i skifterëve” të Anglisë.
Sipas mediave britanike, Kapaj e ka pranuar në gjykatë se ka vjedhur vjedhur bizhuteri që kanë një vlerë prej 500 mijë paund.
Kujtojmë këtu se 42-vjeçari preferonte të vidhte shtëpitë e pasanikëve të Londrës. Prej më shumë se 10 vitesh, Asdrit Kapaj ishte kthyer në tmerrin e londinezëve.
Po ashtu e ditur është bërë edhe mënyra se si Kapaj hynte në shtëpitë e pasanikëve.
Duke qenë se ai ishte kthyer në një hajdut “të rafinuar”, godiste gjithnjë natën, e ngjitej përmes tubacioneve të kullimit apo shkallëve për të shmangur kësisoj rënien e alarmeve.
Kapaj kishte edhe një teknikë tjetër mjaft të veçantë. E themi këta, pasi ai mbyllte dyert pas grabitjeve ndaj shumë prej viktimave të tij nuk e kuptonin se ishin vjedhur.
Asdrit Kapaj edhe pse u kthye në ‘’mbretin skifterëve” të Londrës’’, nuk ka pasur kurrë precedentë të mëhershëm penalë.
Gjithashtu e ditur bëhet se ai pranoi para gjykatës të ishte autor i 21 vjedhjeve dhe dy tentativave për grabitje.
Kapaj është me origjinë nga një fshat i Vlorës dhe për të marrë dokumentet ka kërkuar azil si kosovar. Vlonjati hyri në Britaninë e Madhe pas trazirave në Kosovën e periudhës së luftës me Serbinë, e më pas hapi një dyqan peshku në Altringham, Greater Manchester.
Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Vlonjati u kap pasi kamerat e sigurisë “ÇTV” e shfaqnin atë me mjetet e posaçme për grabitje dhe me kapuç në kokë.
Dënimi për të do të jepet më 21 qershor.