Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë një 40-vjeçar pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një transformator së bashku me dy fëmijet e tij të mitur 13 dhe 11 vjeç. Ai ka qenë nën vëzhgimin e policisë për një kohë të gjatë si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të transformatorëve në qytet.
DETAJE:
Policia bën me dije se në pranga ka rënë : Lulëzim Kalaja, 40 vjeç i cili ka qenë i dënuar dhe më parë për veprën penalë të vjedhjes në bashkëpunim.
Në momentin që 40 vjeçari ka qenë duke kryer vjedhjen e transformatorit ka qenë i shoqëruar edhe nga dy fëmijët e tij të mitur, K.K. 11 vjeç dhe T.K. 13 vjeç.
Kalaja është evidentuar nga ana e policisë si anëtar i një grupi kriminal që kishte aktivitet kriminal në drejtimin e vjedhjeve të transformatorëve dhe kabllove elektrike.
Prej Policisë po vazhdon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera prej këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale të ”Vjedhjes” dhe ”Shkatërimi pronës” , të parashikuara nga nenet 134 dhe 150 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)